17.07.2024
Vazhdon bashkëpunimi me Bankën Botërore
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot takim pune me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu.

Gjatë takimit, përveçse shprehën kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksuan rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për çështje të cilat kanë të bëjnë me shërbimet sociale dhe sistemin pensional.
Ministri Limani e informoi drejtoreshën Yu për vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Yu, shprehu gatishmëri për sigurimin e ndihmës profesionale në gjetjen e një modeli që do të mundësonte rritjen e pensioneve në mënyrë sa më efikase.