31.07.2025
Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse për vitin shkollor 2024/2025
Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e Rinisë i njofton qytetarët se po vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse për vitin shkollor 2024/2025.
Më shumë
17.07.2025
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe Komuna e Kisella Vodës nënshkruan një Marrëveshje për Grant mbi zgjerimin e kapaciteteve të arsimit parashkollor
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, dhe Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, sot e nënshkruan Marrëveshjen për Grant, si pjesë e Thirrjes së Dytë Publike për ndarjen e granteve, mbi zgjerimin e kapaciteteve të institucioneve për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore.
Më shumë
17.07.2025
Limani: “Gjashtë Marrëveshje të reja të nënshkruara me komunat për financimin e projekteve infrastrukturore të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve”
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, sot nënshkroi gjashtë Marrëveshje të reja me gjashtë komunat, të cilat aplikuan në Thirrjen e Dytë Publike për shfaqje interesimi mbi financimin e projekteve infrastrukturore të Nënprogramit AA, me vlerë prej 520 milionë denarësh.
Më shumë
04.07.2025
Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe të Rinjve informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin qershor 2025.
Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe mobil që sot, 04 korrik 2025.
Më shumë
03.07.2025
Ministri Limani ndau 17 marrëveshje të reja granti në kuadër të Thirrjes së Tretë për Zhvillimin e Shërbimeve Sociale në nivel lokal
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, sot zyrtarisht ndau shtatëmbëdhjetë (17) marrëveshje të reja granti për zhvillimin e shërbimeve sociale, në kuadër të Thirrjes së Tretë Publike, pjesë e Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale.
Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Ministri iu referua përpjekjeve të ministrisë - për t'iu përgjigjur realisht dhe në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve në vendin e tyre të banimit.
Më shumë
02.07.2025
Limani dhe Velkovski: Vizionin tonë për një shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse e realizuam përmes masave konkrete
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, dhe zëvendësministri Gjoko Velkovski e prezantuan Raportin Vjetor mbi punën e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Në prezantimet e tyre, ata theksuan se gjatë vitit të kaluar, pavarësisht përballjes me sfida të shumta, u iniciuan dhe u zbatuan reforma dhe projekte specifike që synojnë përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve, veçanërisht të kategorive të cenuara, të rinjve dhe familjeve.
Më shumë