MBIKËQYRJA INSPEKTUESE
Sektori për mbikëqyrjen inspektuese në fushën e mbrojtjes sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve në kuadër të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve kryen mbikëqyrje inspektuese ndaj zbatimit të ligjeve dhe të rregulloreve të tjera në fushën e mbrojtjes sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve, ndaj institucioneve të mbrojtjes sociale dhe të personave të tjerë juridikë dhe fizikë, të cilët kryejnë punë të caktuara të mbrojtjes sociale si veprimtari profesionale dhe institucionet publike dhe private për fëmijë, kopshtet për fëmijë, pushimoret për fëmijë, si dhe personat e tjerë juridikë dhe fizikë, të cilët kryejnë punë të caktuara në fushën e mbrojtjes së fëmijëve si veprimtari profesionale.
Mbikëqyrja inspektuese përfshin:
- Mbikëqyrje ndaj zbatimit të ligjeve në fushën e mbrojtjes sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve, si dhe akteve të përgjithshme dhe individuale të miratuara në bazë të tyre, të cilat i rregullojnë çështjet e fushës së mbrojtjes sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve;
- Mbikëqyrje ndaj çështjeve me rëndësi për statusin e kryerësit të veprimtarisë së mbrojtjes sociale, dhe mbrojtjen e ushtrimit të të drejtave të fëmijëve dhe kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore;
- Mbikëqyrje ndaj përmbushjes së kushteve që i referohen hapësirës, pajisjes dhe kuadrit profesional për realizimin e veprimtarisë së mbrojtjes sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve;
- Mbikëqyrje ndaj ushtrimit të të drejtave dhe të përmbushjes së detyrimeve të përfituesve, të përcaktuara me ligj;
- Mbikëqyrje ndaj përmbushjes së kushteve të nevojshme për kryerjen e punëve nga një profesionist ose punëtor tjetër në institucionin për mbrojtje sociale, persona juridikë ose fizikë, të cilët kryejnë punë të caktuara nga mbrojtja sociale dhe nga mbrojtja e fëmijëve.
- Përpilim të evidencës, të dokumentacionit dhe të raporteve për punën e realizuesve të mbrojtjes sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve;
- Mbikëqyrje të zbatimit të masave të shqiptuara gjatë mbikëqyrjes inspektuese paraprake;
Mbikëqyrja inspektuese realizohet në bazë të programit vjetor, si inspektim i rregullt, i jashtëzakonshëm dhe kontrollues.
Mbikëqyrja inspektuese e rregullt realizohet së paku një herë në periudhën prej tre vitesh, në të gjitha institucionet për mbrojtje sociale dhe në institucionet për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe personave të tjerë juridikë dhe fizikë, të cilët kryejnë punë të caktuara nga mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve.
Mbikëqyrja inspektues e jashtëzakonshme zbatohet me detyrë zyrtare, iniciativë nga qytetarët, organet kompetente, organet e tjera, si dhe organizatat dhe personat e tjerë juridikë, kur ekziston interes i qytetarit, interes i personave të tretë ose interes i përgjithshëm.
Mbikëqyrja inspektuese kontrolluese kryhet pas skadimit të afatit të përcaktuar në aktin e inspektimit të miratuar nga inspektori, me ç'rast gjatë përcaktimit të gjendjes faktike, do të konstatojë se subjekti i mbikëqyrjes:
- ka vepruar sipas masës së inspektimit në tërësi,
- ka vepruar pjesërisht sipas masës së inspektimit ose
- nuk ka vepruar sipas masës së inspektimit.
Gjatë zbatimit të mbikëqyrjes inspektuese, inspektori i ka të drejtat dhe obligimet si në vijim:
- Me aktvendim ta ndalojë institucionin për mbrojtje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve, si dhe personat e tjerë juridikë dhe fizikë, të cilët kryejnë punë të caktuara nga mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve, që t’i zbatojnë masat dhe të ndërmarrin punë që janë në kundërshtim me ligjin;
- Të iniciojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë kundërvajtëse,
- Të parashtrojë padi penale deri te prokurori kompetent publik, nëse vlerëson se është shkelur ligji ose ndonjë rregullore tjetër, ndërsa ajo shkelje tërheq përgjegjësi të dënueshme sipas ligjit.