30.09.2025

Limani: Le të investojmë te njerëzit, t’i mbështesim të rinjtë dhe t'i inkurajojmë për rikthim në vend ata të që u larguan - ta ndërtojmë të ardhmen bashkërisht këtu 

Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt eventi me rast të promovimit të Programit Pesëvjeçar 2026–2030 të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) për vendin, me titull – “Trendet Demografike” - aksion i përbashkët për investim dhe shfrytëzim të kapitalit njerëzor përmes Programit Pesëvjeçar të Qeverisë dhe UNFPA-së. 

Më shumë

25.09.2025

U mbajt seanca konstituive e Trupit Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, njëherësh edhe Kryetar i Trupit Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, sot hapi seancën konstituive të këtij Trupi.

Më shumë

23.09.2025

Sabriu: “Me 23 shkolla të mbështetura përmes programit “Super-Shkollat”, Maqedonia e Veriut vendosi rekord krahasuar me pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor” 

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, sot mori pjesë në aktivitetin me titull “Njihuni me Super-shkollat në Maqedoninë e Veriut”. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e Programit të Shkëmbimit të Super-shkollave 2025-2026 në Ballkanin Perëndimor. Sot u hap zyrtarisht cikli i katërt i programit “Super-shkollat” i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), i cili zbatohet nga RYCO dhe GIZ-i.

Më shumë

15.09.2025

Sabriu me rastin e Ditës së Ndërgjegjësimit për Pensionet: Vetëm një komb i arsimuar financiarisht është një komb i fuqishëm

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, sot mori pjesë në ngjarjen qe shenon Ditën e Ndërgjegjësimit për Pensionet - 15 Shtator. Ngjarja u organizua nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS), dhe u mbajt në SGGUGS “Zdravko Cvetkovski” në Shkup.

Më shumë

05.09.2025

Vijon pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot filloi pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe civile për muajin gusht 2025.

Më shumë

03.09.2025

Limani: Përpjekja jonë e përbashkët është shoqëri në të cilën shëndeti dhe mbrojtja sociale “shkojnë dorë për dore” 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka kornizë pesëvjeçare (2026–2030) dhe përfaqëson përkufizim të bashkëpunimit të partneritetit të OBSH-së me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.