21.10.2025
Sabriu: Në një shoqëri që përpiqet për progres, frilenserët janë motori i ekonomisë së re, që këtu edhe rëndësia e hyrjes së tyre në sistemin e sigurimeve sociale
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, mori pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare për Frilenserë “Freelance is for Freedom”, nën organizimin e Fondacionit Maqedonas “Impakt”. Në event morën pjesë ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët ndanë përvojat dhe vizionet e tyre për të ardhmen e frilenserëve, dhe morën pjesë më shumë se 200 frilenserë.
Më shumë
16.10.2025
Grupi Punues Kombëtar për Parandalimin e Dhunës te të Rinjtë - mekanizmi i parë kombëtar i dedikuar ekskluzivisht për parandalimin e dhunës te të rinjtë
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe në konsultim me institucionet relevante, si dhe me përfshirjen e shoqërisë civile, krijoi Grup Punues Kombëtar për Parandalimin e Dhunës te të Rinjtë. Vendimi për themelimin e tij u mor nga Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, dhe iu përcoll Misionit të OSBE-së në Shkup, me përfshirje të përfaqësuesve të nominuar të institucioneve dhe të sektorit civil të të rinjve.
Më shumë
10.10.2025
Sekretari Shtetëror, Sabriu, mori pjesë në Konferencën e 10-të të Ministrave Përgjegjës për të Rinjtë, në kuadër të Këshillit të Evropës në Maltë
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, e përfaqësoi Republikën e Maqedonisë së Veriut në Konferencën e 10-të të Ministrave Përgjegjës për të Rinjtë, në kuadër të Këshillit të Evropës, në Maltë.
Më shumë
06.10.2025
Vijon pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin shtator të vitit 2025.
Më shumë